Google ADS

Zyrtare: Gabriel Jesus nënshkruan kontratë të re te Man City

11:15 | 3 Gusht 2018
Arbresh Info

Manchester City i ka ofruar sulmuesit Gabriel Jesus një kontratë të re pesë vjeçare që vlen më shumë se 100 mijë funta në javë.

Reprezentuesi i Brazilit, i cili ka shënuar 24 gola për klubin, ka vendosur për të ardhmen e tij në City duke vazhduar qëndrimin deri më 2023, transmeton portali arbresh.info.

Negociatat ishin duke shkuar mirë gjatë Krishtlindjeve, por gjërat u përkeqësuan në fillim të këtij viti. Prandaj, bisedimet ishin ndërprerë deri pas Kampionatit Botëror.

Të dy palët kanë gjetur një mirëkuptim dhe 21-vjeçari ka nënshkruar marrëveshjen e re pas transferimit prej 27 milionë funta nga Palmeiras.

Jesus ishte duke fituar 70 mijë funta në javë, por City besonte se sulmuesi meritonte dhe andaj i ofroi rinovimin./arbresh.info/

https://twitter.com/ManCity/status/1025290337823219712

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme