Mbi 26 mijë familje jetojnë nga sociali në Kosovë

11:04 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Nuk kanë asnjë vend pune prej së cilës do të mund të merrnin para, e jetesën e sigurojnë vetëm nga ndihmat sociale. Sigurisht mund të ketë edhe shumë të tjerë që jetojnë në varfëri e s’i marrin as këto ndihma.
Rreth 106 mijë e 628 qytetarë në vend jetojnë vetëm nga ndihmat sociale. Ndërsa, numri i familjeve që përfituan nga ndihmat sociale për vitin 2017 ishte 26 mijë e 117 familje, shkruan Gazeta Express.

E gjithë kjo sipas “Vjetarit Statistikor të Republikës së Kosovës, 2018”, që ka publikuar ditë më parë Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në bazë të këtij raporti, komunat në të cilat ka më së shumti familje që marrin social janë kryeqyteti, pasuar nga Mitrovica e Ferizaj.

Të tjera komuna marrin ndihma sociale janë edhe Gjilani, Peja, Prizreni dhe Gjakova.

Vetëm në këto tri komuna, social marrin 16 mijë e 475 familje.

Ndryshe, edhe shuma e parave që marrin familjet nga sociali, dallon nga numri I anëtarëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme