Modric mendon seriozisht largimin nga Reali, javën e ardhshme takimi me Perez

10:30 | 3 Gusht 2018
Arbresh Info

Superylli i Real Madridit, Luka Modric është duke menduar me plotë seriozitet largimin nga Santiago Bernabeu këtë verë.

Interi ka kontaktuar Modricin disa javë më parë dhe raportet e kanë lidhur klubin dukshëm me transferimin e kroatit, i cili ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror duke luajtur një rol kryesor deri në dërgimin e kombëtares së tij në finale, transmeton portali arbresh.info.

Siç raporton ‘Calciomercato’, Luka Modric është duke menduar me plotë seriozitet largimin nga Real Madridi këtë verë dhe se një takim me presidentin Florentino Perez do të zhvillohet javën e ardhshme.

Modric rikthehet në Madrid të dielën dhe do të takohet me agjentin e tij menjëherë, por nuk do të takohet me Perezin deri në javën e ardhshme ndërkohë që presidenti i Real Madridi ka bërë që qartë se secili klub që dëshiron të nënshkruaj me të duhet të paguaj shumën prej 750 milionë euro.

Mësohet gjithashtu se bindja e Perezit do të jetë shumë e vështirë për shkak se ai është ende i frustruar nga largimi i Cristiano Ronaldos dhe nuk mund ta përballoj largimin e një tjetër superylli këtë verë.

Modric dëshiron t’i shpreh dëshirë për largim, por Perez do të insistoj për të mbajtur atë në klub duke i ofruar kontratë të re të përmirësuar.

Meqenëse se transferimi i Arturo Vidal në Inter ka dështuar, Luka Modric tani është një shënjestër realiste./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme