Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal duket se do të bëhet lojtar i Barcelonës brenda orëve të ardhshme pas marrëveshjes së arritur mes klubeve të enjten.
Mesfushori kilian ka qenë subjekt i shumë raporteve gjatë dy javëve e deri tani, transmeton portali arbresh.info. Edhe pse dukej se ishte i vendosur për largim nga gjiganti gjerman, asnjëherë nuk ishte 100 për qind të sigurt se ku mund të shkoj.
Shumë klube janë përfolur për transferimin e tij, megjithatë, Interi dukej si një destinacion më i mundshëm gjatë javës së kaluar.
Por, emri i Barcelonës është shfaqur në garë gjatë ditëve të fundit pasi skuadra në Camp Nou dëshiron të përforcoj tutje mesfushën e tyre.
Para se ne të ishim në dijeni, klubi tashmë ka pranuar një tarifë dhe duket se marrëveshja mund të zyrtarizohet brenda ditës së sotme, transmeton portali arbresh.info.
E gjithë kjo vjen si pasojë e një numri të madh raportesh nga gazetarët e profilit të lartë që konfirmojnë se ekziston një marrëveshje e plotë për lojtarin që t’i bashkohet Barcelonës.
Fabrizio Romano ishte njëri nga ata që njoftoi për lajmin në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter para se Gianluca Di Marzio të reagonte gjithashtu.
Lajmet më pas filluan të vazhdojnë tutje nga gazetarët spanjoll, ndërkohë që Gerard Romero ndante detaje./arbresh.info/
https://twitter.com/gerardromero/status/1025123221002182656
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1025120335828590594
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...