Juventusi ka konfirmuar se Leonardo Bonucci është kthyer në një marrëveshje shkëmbimi me Mattia Caldaran, derisa Gonzalo Higuain është huazuar te Milani për 18 milionë euro, me opsionin e blerjes në fund të sezonit për 36 milionë euro të tjera.
Ish-kapiteni i Rossonerëve kthehet te Zonja e Vjetër si pjesë e një marrëveshjeje të madhe ndërmjet bardhezinjve dhe kuqezinjve, me ç’rast Caldara dhe Higuain kanë shkuar në drejtim të kundërt.
Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën
https://twitter.com/juventusfc
“Klubi i Juventusit njofton se këto marrëveshje janë finalizuar me klubin e Milanit:”.
“Transferimi i përkohshëm i regjistrimit të të drejtave të lojtarit Gonzalo Higuain për shumën prej 18 milionë eurosh, e cila do të paguhet në vitin financiar 2018/2019”.
“Marrëveshja po ashtu siguron opsionin e Milanit të ushtrohet në fund të vitit financiar 2018/2019 për blerjen përfundimtare të lojtarit për 36 milionë euro që do të paguhet brenda dy viteve financiare”.
“Blerja përfundimtare e lojtarit Leonardo Bonucci për shumën prej 35 milionë eurosh që do të paguhet brenda dy viteve financiare. Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare punësimi deri më 30 qershor 2023”.
“Dhënie përfundimtare e të drejtave të regjistrimit të lojtarit Mattia Caldara për shumën prej 35 milionë eurosh që do të paguhet brenda dy viteve financiare. Efekti ekonomik është pozitiv për afro 22 milionë euro”, thuhet në njoftimin e kampionit italian. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...