E rekomanduar si një nga destinacionet më të mira të kësaj vere në Europë, për shkak të larmisë magjepsëse natyrore që ofron, Shqipëria është përballur këtë sezon me një fluks të madh turistësh të huaj, që kanë mbushur hotelet përgjatë brigjeve të Adriatikut.
Po rëndom shumë prej tyre nuk i gjen nëpër plazhe, po në rrugët e qyteteve dhe periferitë e tyre, në kërkim të përvojave autentike shqiptare.
Kryesisht nga Evropa Veriore, Lindore e ajo Perëndimore, turistët të joshur nga misteri dhe aventura që ofron vendi ballkanik kërkojnë ta njohin sa më shumë dhe të jenë në kontakt me natyrën dhe kulturën e vendit.
“Hoteli është i mbushur deri në shtator plot me turistë suedezë dhe një pjesë janë polakë. Ata nuk mbeten vetëm në plazh e hotel, po ndjekin guida turistike duke vizituar kryesisht Beratin, Gjirokastrën etj., Amfiteatrin Antik dhe objektet arkeologjike, po janë dhe të apasionuar pas turizmit malor, që i mundësohet nga natyra shqiptare…”, shprehet një operator turistik.
Turizmit bregdetar e malor me peizazheve fantastike mesdhetare, i shtohet trashëgimia e pasur historiko-kulturore mbi dhe nën ujë, ushqimi i mirë, mikpritja dhe toleranca fetare e vendasve, si dhe misteri që ende mbart vendi që kaloi nëpër një nga diktaturat më të egra të shekullit të kaluar.
E ndërsa shumë turistë të huaj hyjnë në vend, shumë shtetas shqiptarë dhe kosovarë, të joshur nga të udhëtuarit në vende e kultura të tjera, kanë zgjedhur të pushojnë jashtë Shqipërisë këtë sezon./tc
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...