Google ADS

Përfundon ëndrra evropiane për Dritën

22:49 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Drita është eliminuar edhe nga Liga e Evropës.

Skuadra kampione e Kosovës, nuk ka arritur të mposht skuadrën nga Luksemburgu, Dudelange në ndeshjen e kthimit në Mitrovicë, duke barazuar 1:1.

Ndeshja e parë i kishte takuar skuadrës nga Luksemburgu, me rezultat 2:1.

Drita pati një pjesë të parë të mirë, ku edhe arriti të realizonte për 1:0.

Ishte Ardian Limani që shënoi me kokë në minutën e 26’.

Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët barazuan në 1:1, përmes Stumpf.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshime në rezultat, duke bërë që Drita që eliminohet në raundin e dytë të Ligës së Evropës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme