Ka nisur gjykimi në Sevastopol, ndaj dy shtetasve ukrainas, Volodymyr Dudka dhe Olekiy Bessarabov, të cilët akuzohen për sabotazh në Krimenë e aneksuar nga Rusia.
Avokati i të akuzuarve, Sergei Legostov i tha Radios Evropa e Lirë se gjykimi ka nisur sot dhe po mbahet me dyer të mbyllura.
Dudka, Bessarabov dhe ukrainasi tjetër, Dmytro Shyblykov ishin arrestuar në Krime në nëntorin e vitit 2016, nën akuzat se dëshironin të kryenin sabotazh.
Në kohën kur këta persona ishin arrestuar, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), i akuzoi ata se i përkasin një “grupi sabotues ukrainas, nga drejtoria krysore e inteligjendës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës”.
Por, ministria ukrainase kishte hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se ato janë “fabrikimi i radhës nga shërbimet sekrete ruse, me qëllim që të justifikohen masat e ndërmarra nga ta, që janë represive, ndaj qytetarëve lokalë dhe për të diskredituar Ukrainën në arenën ndërkombëtare”.
Gjykimi ndaj të akuzuarit të tretë, Shtybykov është zhvilluar ndaras. Në nëntor, një gjykatë në Sevastopol e gjeti atë fajtor për tentim-sabotazh dhe posedim të paligjshëm të armëve dhe e dënoi atë me pesë vjet burgim.
Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se Rusia ka burgosur dhjetëra ukrainas nën akuza që janë politikisht të motivuara, që prej se Moska aneksoi Krimenë më 2014.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...