Në serial babë e bijë, në jetën e përditshme burrë e grua

18:55 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Lukasi dhe Meli janë të dashuruar Serial Kloni është një ndër telenovelat që ka thyer rekordet e shikueshmerisë.

Të gjithë patën krijuar simpati për personazhet kryesore Zhaden (Giovana Antoneli) dhe Lukasin (Murillo Benicino).

Gjatë xhirimeve të serialit ranë në dashuri ku nga kjo lidhje tre vjeçare (2002- 2005) kanë një djalë Pietro Antonelli Benicino.

“Zhadja” dhe “Lukasi” u ndanë teksa po prisnin të vinte në jetë djali i tyre.

Megjithatë aktori Murillo Benicino nuk u largua nga koleget e serialit, ai  që nga viti 2012 është martuar me aktoren e cila tek Kloni e luan rolin e Melit (Debora Falabella) përkatësisht vajzës së tij, përcjell rtv21.tv

Ata kanë filluar lidhjen të cilën e mbajtën të fshehur për tri vite radhazi deri në vitin 2012, kur u ndanë nga partnerët e mëparshëm.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme