Lideri i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Shpend Ahmeti i ka bërë thirrje urgjente Kuvendit të Kosovës për të ndaprerë pushimin e që sipas tij duhet t’i kthehet përgjegjësisë politike.
Sipas Ahmetit, nuk ka kohë për pushim dhe se duhet që të me 2/3 e votave në Kuvend të mandatohet ekipi negociues.
“Ndarje, shkëmbime e autonomi janë vetëm disa opcione të cilat po përmenden e diskutohen nga eksponentë të ndryshëm politik në Kosovë, Serbi e gjetiu. Besa edhe miqët tone ndërkombëtarë që deri dje kanë folur kategorikisht kundër disa opcioneve, tash po thonë se gjithcka është në tavolinë.
E Kuvendi I Kosovës në pushim!!!
Ska kohë për pushim. Urgjentisht Kuvendi I Kosovës duhet ta ndërpres pushimin dhe ta merr përgjegjësinë politike, ligjore e kushtetuese që ka. Duhet të ndërpritet avantura jolegjitime e Thacit I cili po diskuton pa mandat, pa autorizim ligjor e pa legjitimitet politik.
Kuvendi I Kosovës duhet që me 2/3 e votave ta mandatojë edhe ekipin negociues e edhe platformen duke marr kështu udhëheqjen e procesit dhe duke garantuar mbrojtjen e interesave të Republikës tone” ka thënë Ahmeti.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...