Presidenti Hashim Thaçi merr udhë për në Bruksel sa herë që pranon ftesë nga Federica Mogherini.
Mirëpo, tash kur procesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në fazën përfundimtare, në Kosovë nuk ka pajtueshmëri të plotë që Presidenti ta përfaqësojë vendin tonë.Së fundmi kanë nisë të dalin propozime për zëvendësuesin e Thaçit për negociator.
Madje, një propozim ka ardhur pikërisht nga partia që ai e udhëhiqte dikur – PDK.
Deputeti nga ky subjekt, Bekim Haxhiu, ka propozuar kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, për kryenegociator.
Vet Jashari e ka pritur mirë “nominimin”, por ka thënë se këtë përgjegjësi duhet t’ia japin qytetarët.
“Secili deputet që ka marrë besim qytetar për ta përfaqësuar popullin në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka të drejtë të propozojë njerëz që besojnë se mund ta unifikojnë spektrin politik për të dalë faqebardhë përballë Serbisë”.
“Secili në vendin e vet, aty ku kërkohet nga populli, duhet të marrë përgjegjësi, por vetëm me popullin dhe për popullin – me transparencë të plotë dhe me llogaridhënie për secilin veprim para institucioneve tona dhe para qytetarëve të Republikës së Kosovës”.
Bekim Jashari nuk është përgjigjur direkt nëse do ta pranonte përgjegjësinë po që se do t’i jepej, mirëpo ai e ka një ide për legjitimitetin e kryenegociatorit.
“Ky proces është i ndërlikuar, kompleks dhe i vështirë. Duhet besim i madh popullor, secili që del në ballë të këtij procesi duhet të ketë mbështetje nga i gjithë spektri politik, të jetë gjithëpopullor”, ka thënë ai për klankosova.tv.
Për të, tek çështja me Serbinë duhet treguar shumë syçelë dhe në asnjë mënyrë të mos pranohen kompromise të dëmshme.
“Kushdo që del në ballë të këtij procesi nuk ka të drejtë të bëjë kompromise me territorin e Republikës së Kosovës, nuk ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Sipas tij, Kosovën nuk e presin aspak ditë të mira në procesin e dialogut me Serbinë, por vendit “gjithmonë ka pasë kush t’i dalë zot”.
“Kosovën tonë të dashur e presin ditë të vështira në këtë proces dhe natyrshëm që në situata të vështira gjithmonë ka pasur familje, burra e gra që dalin nga gjiri i saj për ta forcuar Kosovën për të triumfuar kundrejt rreziqeve që i kanosen”.
Ai mendon se në bisedimet e Brukselit Kosova ka bërë hapa përpara, por edhe mbrapa.
Ndaj, ka një porosi për këdo që mbi supet e veta do ta marrë përgjegjësinë për ta përfaqësuar Kosovën deri te arritja e marrëveshjes përfundimtare me shtetin fqinj.
“Kushdo që del në ballë të procesit të dialogut në Bruksel do të duhej të peshonte sa Kosova jonë me shumë fusha të mbuluara me varre të bijve e bijave më të mirë të Kombit. Obligim i secilit nga ne është që ta çojmë në vend amanetin e te parëve tanë, e sidomos të dëshmoreve të Kombit”.
Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Bekim Jashari do të ishte i pranueshëm për kryenegociator – sikurse çdokush tjetër – nëse do ta merrte besimin me votë.
“Nëse Bekim Jashari, apo cilido pretendent tjetër, do e fitojë garën elektorale të nivelit nacional, do ta ketë legjitimitetin të udhëheq me këtë proces. Pa këtë legjitimitet dhe pa konsensusin e nevojshëm askush nuk e ka këtë të drejtë t’i prijë këtij procesi”, ka thënë për klankosova.tv deputeti i këtij subjekti, Naser Rugova.
Rugova ka deklaruar se kërkesa e LDK-së është që negociatori i bisedimeve në Bruksel duhet të caktohet pas zgjedhjeve të reja.
“Qëndrimi politik zyrtar i LDK-së tani është i qartë. Çështja e fazës finale të dialogut me Serbinë duhet të udhëhiqet nga një personalitet që ka fituar legjitimitetin elektoral, që merr mbështetjen e 2/3 të Kuvendit të Republikës dhe ndërton konsensus të gjerë politik”.
“Ne nuk jemi kundër ose për emra të përveçëm, por qëndrimi ynë zyrtar është: zgjedhje të reja, institucione legjitime dhe fituesi t’i prijë këtij procesi të rëndësishëm pasi të legjitimohet në Kuvend”.
“Ne pretendojmë që në zgjedhjet e reja do dalim të parët dhe jemi të gatshëm të udhëheqim me këtë proces e të jemi model i ndërtimit të konsensusit të gjerë. Vetëm këta hapa politikë, elektoralë dhe institucionalë e legjitimojnë një ekip konsensual i cili do ta kishte mbështetjen e nevojshme dhe besimin qytetar që ta përmbyll këtë proces”
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...