Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala i ka dërguar një mesazh emocionues ish bashkëlojtarit të tij në front, Gonzalo Higuainit.
Ylli argjentinas i ka dhënë fund kohës së tij te “Zonja e Vjetër” dhe ka vendosur për transferim në AC Milan, transmeton portali arbresh.info.
Dybala postoi një mesazh në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter duke e falënderuar atë për të gjitha golat që i kanë festuar dhe kohën që e kanë kaluar së bashku te skuadra në Torino.
“Paç fat, vëlla. Ishte kënaqësi për të ndarë me ju këto vite me fitore, gola dhe tituj”, shkruan Dybala.
Higuain ka kaluar me sukses testin mjekësor te Milani pasditen e sotme./arbresh.info/
https://twitter.com/PauDybala_JR/status/1024983886168838144
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...