Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i rregullt i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike.
Aty është diskutuar për raportin gjashtëmujor të zbatimit të planit të veprimit për siguri kibernetike, njofton ministria, përcjell Arbresh.info.
“Takimin e hapi zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, njëherësh koordinator kombëtar i Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike, i cili vlerësoi punën që kanë bërë të gjitha institucionet në implementimin e planit të veprimit të strategjisë 2016-2019, duke kërkuar njëkohësisht që ato aktivitete që nuk janë realizuar, të kryhen gjatë pjesës së dytë të këtij viti”, thuhet në kumtesë.
Shkodra ka thënë se është e domosdoshme ngritja e sigurisë në gjitha institucionet publike, duke vlerësuar drejtë rëndësinë që ka siguria kibernetike dhe sipas nevojave të hartohen plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike.
“Ai theksoi se tashmë është dërguar në qeveri për miratim koncept-dokumenti për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, i cili parasheh avancimin e fushës ligjore në fushën e parandalimit dhe luftimit kibernetikë. Poashtu zëvendësministri Shkodra theksoi se konceptdokumenti është shumë më i avancuar së ligji aktual, duke iu përshtatur edhe trendëve të teknologjisë dhe është i harmonizuar edhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian”.
Në këtë takim përveç prezantimit të aktiviteteve në zbatimin e planit të veprimit nga secili anëtar i Këshillit, poashtu u miratua propozimi për krijimin e nëngrupit që do të diskutojë nevojat për ngritje të sigurisë së sistemeve të TI-së në institucionet publike dhe private.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës