Google ADS

LDK kundër idesë së Presidentit: Askush s’ka të drejtë të diskutojë për territorin e Kosovës

13:41 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i ka quajtur të kota lojtarët me fjalë si “shkëmbim territoresh” dhe “korrigjim të kufijve”, të cilat thotë se po i kushtojnë Kosovës me stopim të njohjeve të reja.

një postimi në Facebook ai ka thënë se askush nuk ka të drejtë të diskutojë për territorin e Kosovës, transmeton Arbresh.info

“Lojërat me fjalë si ‘shkëmbim territoresh’ dhe ‘korrigjim të kufijve’ janë të kota, por po na kushtojnë me stopim të plotë të njohjeve të reja. Kosova është pranuar shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1989. Janë mbi 110 vende që na kanë njohur në ata kufij. Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë merr parasysh ata kufij, dhe bazuar në këtë opinion na kanë njohur shtetet më të fuqishme dhe demokratike të botës”, ka shkruar Hoti.

Ai më tutje ka shkruar se, “askush nuk ka të drejtë të diskutojë për territorin e Kosovës, sepse do të bindte ndesh me vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur, të shpallur me Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2018 dhe me Kushtetutën e Kosovës”.

Hoti thekson se vet ideja që kjo çështje mund të diskutohet në dialogun me Serbinë e ka nxjerrë jashtë funksionit të saj të gjithë diplomacinë e Kosovës.

“Sot në asnjë takim a forum ndërkombëtar nuk diskutohet për njohje të reja që duhet t’i vijnë Kosovës, sepse liderët institucional të Kosovës kanë dhënë sinjale se do të rishikojnë tërësinë territoriale të Kosovës. Kjo është e pafalshme dhe do të ndëshkohet nga qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme