Prokuroria Themelore e Gjakovës ka konstatuar se aktori Art Kurti ka bërë vetëvrasje.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për shtyp nga Prokuroria Themelore e Gjakovë.
“Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe pas kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, MA 18-112 të datës 24.04.2018 dhe pas marrjes së Raportit të Ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, AKF/2018-1695/2018-1601 të datë14.06.2018, konstatohet se i ndjeri Arti M. Kurti ka kryer vetëvrasje.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Kujtojmë se Art Kurti u gjet i vdekur më 24 prill të vitit 2018, në veturë në fshatin Goden.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...