Google ADS

Neymar arrin në Kinë, takohet me bashkëlojtarët te PSG

11:35 | 2 Gusht 2018
Arbresh Info

Neymar është rikthyer te skuadra e Paris Saint Germain për të vazhduar përgatitjet për sezonin e dytë të tij me kampionin francez.

26-vjeçari arriti në Kinë të mërkurën dhe u takua me bashkëlojtarët e tij në bazën e tyre në Shenzhen mëngjesin e sotëm (e enjte) pas një pushimi të zgjeruar për shkak të pjesëmarrjes së tij në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra në Liga 1 është në Azi para ndeshjes me Monacon në kuadër të ‘Trophee des Champions’.

Kapiteni Thiago Silva e priti në këmbë bashkatdhetarin e tij, ndërkohë që Neymar mori një përqafim edhe nga Angel Di Maria.

Përveç trajneri Thomas Tuchel, aty ishin edhe disa fytyra të reja gjithashtu.

Një buzëqeshje e madhe ishte edhe në fytyrën e portierit Gianluigi Buffon me bashkëlojtarin e tij të ri pas transferimit nga Juventusi./arbresh.info/

Më poshtë mund t’i shikoni disa foto dhe video të këtij momenti:

https://twitter.com/PSG_inside/status/1024888798813945856

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme