Google ADS

Ali Ahmeti: Kryengritja e Krushevës na bashkon

11:05 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti uroi festën e Ilindenit.

“115 vjetori i kryengritjes së 2 gushtit në Krushevë na gjen më afër se kurrë nga realizimi i synimeve shekullore për liri, paqë dhe barazi.

Maqedonas, shqiptar, vlleh e të tjerë u ngritën në këmbë bashkarisht për të kërkuar të drejtat e munguara. Me vizion për të ardhmën e përbashkët dhe me barazinë si pikënisje, ata vunë themelet e shoqërisë sonë të sotme.

Edhe sot si 115 vjet përpara, bashkë po e ndërtojmë shtetin në frymën rilindase që përcaktonte përkatësinë tonë pranë Perëndimit.

Këto data të shënuara le të na shërbejnë si motiv për t’u bashkuar në hapat e fundit të rrugës tonë të gjatë dhe ta realizojmë ëndrrën shekullore të qytetarëve tanë.” thuhet në kumtesën e BDI-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme