Google ADS

Një muaj paraburgim për dy personat që u zunë me 10 kg drogë

10:25 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.P dhe K.K, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par. 2 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, thuhet në njoftimin e Gjykatws Themelore të Prishtinës.

Të pandehurve A.P dhe K.K iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.P dhe K.K pa autorizim, me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes kanë transportuar substanca, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që me 25 qershor tw kwtij viti, rreth orës 23:00, në autostradën Fushë Kosovë – Mazgit, pas informatave të siguruara nga policia është ndalur dhe është kontrolluar vetura e tipit “Golf VII”, nga Mitrovica, të cilën veturë e drejtonte i pandehuri K.K dhe si pasagjer me të ishte i pandehuri A.P.

Pas kontrollimit në ulësen e pasme të veturës është gjetur një thes najloni, me ngjyrë të zezë dhe brenda në të kishte pasur dhjetë qese të vogla, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, secila në peshë të përafërt prej një kilogram, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.P dhe K.K është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përfundon komunikata e Gjykatës Themelore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme