Interi ka kontaktuar me agjentin e Luka Modricit, por thuhet se ata duhet të presin deri në vikend për të mësuar nëse lojtari dëshiron të largohet nga Real Madridi.
Reprezentuesi kroat është shfaqur si një shënjestër mjaftë e guximshme për transferim nga “Nerazzurrët” gjatë ditëve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Gazetari i shumë respektuar Gianluca Di Marzio raporton që bisedimet fillestare kanë ndodhur mes zyrtare në San Siro dhe rrethit të 33-vjeçarit. Pas negociatave, Interi beson se ata mund të kenë një shans për të siguruar shërbimet e Modricit, i cili dërgoi vendin e tij deri në finalen e fundit të Kampionatit Botëror.
Lojtari aktualisht është në pushime në Sardinia, por do të rikthehet në Madrid këtë vikend për turneun para-sezonal.
Di Marzio pretendon se në këtë pikë, ai do të diskutoj të ardhmen e tij me presidentin Florentino Perez, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se ai i tregon drejtorëve të Bernabeut për qëllim e tij për largim, negociatat zyrtare mes klubeve do të fillojnë.
‘Corriere dello Sport’ spekulon se nëse Modric i bashkohet skuadrës italiane, marrëveshja do të jetë fillimisht në formë huazimi dhe më pas Interi do të nënshkruaj me të në formë të përhershme verën e ardhshme.
“Nerazzurrët” kanë konfirmuar mbrëmjen e kaluar nënshkrimin me bashkëlojtarin e Modricit te Kroacia, qendërmbrojtësin Sime Vrsaljkon, nga Atletico Madridi./arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...