Qytetarët e Kosovës kanë mbi 109 mijë automjete të paregjistruara dhe kjo është shifër shumë e lartë në vend.
Sami Mazreku, kryetar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, tha se ka shumë rrezik nga automjetet e pasiguruara që qarkullojnë në komunikacion.
“Kosova ka 109 mijë automjete që janë të pa regjistruara ose qarkullojnë në komunikacion”, i tha ai sot RTK.
Mazreku vlerësoi se mos regjistrimi u automjeteve dëmton edhe shtetin edhe kompanitë e sigurimeve. “Që nga pas lufta, kompanitë e sigurimeve në Kosovë, kanë paguar rreth 40 milionë dëme për automjetet e pa regjistruara”, tha ai.
Ai bëri me dije se Policia e Kosovës ka shqiptuar 12 mijë tiketa për automjetet e paregjistruara.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën