Vlorë, arrestohet 33-vjeçari, iu gjetën armë gjahu pa leje dhe kanabis

09:26 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Një personi i janë vënë prangat nga Policia e Vlorës, në përfundim të operacionit të koduar “Fast”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

I arrestuari është 33-vjeçari Ervin R., të cilit iu gjetën në banesën e tij në fshatin Grabian të Vlorës një armë gjahu pa leje, si dhe 245 gramë kanabis në formë çokollate.

Ai do të hetohet tashmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Vlorës për veprat penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”, si dhe “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme