Arrestohet një ish-punëtor i MUP-it serb

09:31 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Vitomir Iliq, 58-vjeçar, ish-punëtor i MUP-it serb, është arrestuar në mëngjesin e së mërkurës në një fshat të komunës së Ranilugut.

Policia përveçqë ka konfirmuar arrestimin e një shtetasi kosovar të nacionalitetit serb, nuk ka dhënë detaje të tjera. Megjithatë burime të gazetës kanë konfirmuar se i arrestuari është Vitomir Iliq, shkruan gazeta “Zëri”.
Ish-punëtori i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, 58-vjeçari Vitomir Iliq, është arrestuar mëngjesin e së mërkurës nga Policia e Kosovës. Arrestimi është bërë në një fshat të komunës së Ranillukut. Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për “Zërin” se personi në fjalë është serb me shtetësi kosovare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë gazetës se Policia nuk ka detaje rreth motivit të arrestimit të tij. Pas intervistimit të të arrestuarit në praninë e prokurorit të Prokurorisë së Gjilanit sipas Hashanit rasti ka kaluar në Prokurori. “Policia sot në mëngjes ka arrestuar një person të nacionalitetit serb në fshatin Kormjan , komuna e Ranillugut, dhe ai është sjellë në lokalet e Policisë, ku është intervistuar në prani të prokurorit të Shtetit. Prokuroria i ka marrë të gjitha veprimet e mëtutjeshme të këtij rasti. Nuk kemi raport zyrtar prej Prokurorisë, ende nuk di asgjë më shumë”, është shprehur Hashani.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme