Google ADS

Kjo është arsyeja pse duhet të hani sa më shpesh kikirikë

09:11 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Edhe pse kikirikët janë të dendur me energji (me shumë kalori dhe yndyra) studimet tregojnë se kikirikët dhe gjalpi i tyre mund të ulin kolesterolin dhe trigliceridet pa shtuar peshë fare.

Gjithashtu ata ndihmojnë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Hulumtimet tregojnë se duke ngrënë gjalpë kikiriku apo vetëm kikirikë mund të ndihmojë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak gjatë ditës, edhe pas ngrënies së një dreke me shumë karbohidrate.

Ju duhet të konsumoni kikirikë ose gjalp kikiriku për këto arsye:

1.Trup me më pak dhjamë

Ngrënësit e kikirikëve dhe gjalpit të tyre kanë një trup me më pak dhjamë edhe pse ata hanë më shumë kalori.

2.Yndyrnat e mira

Kikirikët ndihmojnë në humbjen e peshës dhe janë të mbushur me vlera ushqyese dhe yndyrë të mirë.

3.Rritin fuqinë e memories

Kikirikët janë ushqimi i trurit.

4.Janë lëndë ushqyese mbrojtëse

Duke i hapur gëzhojat e kikirikit zbuloni një pako ushqyese me ushqim mbrojtës të natyrshëm. Kikirikët ofrojnë komponente unike bioaktive që veprojnë si antioksidantë dhe janë treguar si parandalues të sëmundjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme