Sipas Alvaro Odriozolas, që u transferua së fundmi te Real Madridi, kampioni i Evropës do të nënshkruaj së shpejti me zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos.
Superylli portugez u largua nga Real Madridi dhe ky ishte transferimi më i madh i realizuar në verën e këtij viti, transmeton portali arbresh.info. Juventusi siguroi shërbimet e 33-vjeçarit pas raporteve të shfaqura që lojtari ka probleme me presidentin në Bernabeu.
Largimi i tij ka lënë një hapësirë të madhe në njëmbëdhetshen startuese te Real Madridi, ndërkohë që Vinicius Jr ka mbetur si opsioni i vetëm për të mbushur këtë hapësirë. Por, braziliani është vetëm 18 vjeçar tani dhe duket larg nga të qenurit një futbollist i kompletuar.
Megjithatë, djaloshi i ri në klub, Odriozola, thekson se drejtori Florentino Perez ka përgatitur diçka para se të mbyllet merkato e transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi të përgatitur për një sezon me shumë sfida, ne duam të luftojmë për të gjithë titujt dhe ky është një test i mirë”, ka thënë Odriozola.
“Fillova ta shikoj skuadrën dhe e mbaj mend që kjo skuadër ka fituar Ligën e Kampionëve dy muaj më parë”
“Për mua, ky është klubi më i mirë në botë. Por, jam i sigurt që ne do të zëvendësojmë Cristianon”
Në listën për të zëvendësuar fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë janë emra të mëdhenj si Eden Hazard, Kylian Mbappe, Neymar dhe Harry Kane./arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...