Vogue dhe Rihanna, çfarë kombinimi ! Të gjithë janë të sigurtë që çdo detaj i kësaj kopertine dhe fotografive në brendësinë e revistës së vjeshtë së British Vogue do të shndërrohet në një trend, qoftë kjo risi apo jo !
Dhe analizuar nga ekspertët e modës, ky numër reviste i Vogue më shumë sesa prurje të reja, sjell në vemendjen tonë trended që dikur kanë bërë namin, përfshirë këtu vetullat e holla të viteve 2000.
E veshur nga editori i modës së Vogue Edëard Enniful, Rihanna me një vetëbesim të pashoqë pozon para aparatit sikur e di që për të do të flitet gjatë ! Dhe ka të drejtë, sepse fill pas publikimit të kopertinës kjo e fundit kaloi nën lupën e ekspertëve të modës e jo vetëm!
Rrudhat e Alexander McQueen do të rikthehen këtë vjeshtë, por të gjithë po shpresojnë që vetullat e holla si fije peri të zhduken një herë e përgjthmonë !
Ajo është një ndër femrat më me ndikim në botën e modës dhe gjithçka që ajo prezanton kthehet menjëherë në trend, por nuk besojmë që vajzat që mezi kanë trashur vetullat të shkojnë t’i bien me brisk për t’i vizatuar me laps./living.al
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...