Nga Kosova erdhi në vitin 2003, menjëherë pas luftës dhe fillimisht u vendos në lokacionin “Bassin minier” për tu bashkuar me familjen e tij, e cila kishte ikur nga një vend i paqëndrueshëm.
I specializuar dhe i diplomuar për ngjyrosje dhe vendosje të pllakave, ai punoi për një kohë të gjatë me nënkontraktime me sipërmarrësit lokalë. Sot, i martuar dhe prind i katër fëmijëve, Ismeti vendosi të bëhet shef në vetvete, duke krijuar kompaninë e tij me një zyrë qendrore në Blanzy.
“Nga klientët e mi kam shumë komplimente për të punësuarit e mi, kështu që unë atyre iu besoj” thotë Ismeti për “Le Journal”, përcjell Albinfo.ch. Një specialist i ngjyrosjes dhe izolimit të brendshëm, zejtari i ri shqiptar shpreson ta zgjerojë biznesin e tij të ri dhe ta rrisë bazën e tij të klientëve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...