Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se po kontrollon organet e Vettingut të drejtësisë, duke marrë shkas nga lënia në detyrë e disa gjyqtarëve.
Në një postim në Twitter, Basha akuzon gjyqtarët Ardian Dvorani dhe Dritan Hallunaj si të lidhur me krimin.
Kreu i demokratëve thotë se nëse drejtësia nuk vepron, do të jetë populli që do të vendosë.
“Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli”, thotë kryetari i PD-së Lulzim Basha.
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj