Google ADS

Vjosa Osmani: Nuk ka njeri racional që i beson këtij presidenti

01:22 | 2 Gusht 2018
A. B.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar rreth deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Osmani ka thënë që nuk beson se ka njeri racional që i beson më atij.

Ajo në këtë postim në Facebook” i ka përfshirë disa nga deklaratat e fundit të Thaçit, lidhur me korrigjimin kufitar me Serbinë.

“Thaçi më 26 korrik: Ne respektojmë integritetin territorial të Serbisë.  Thaçi më 30 korrik: Lajmet për shkëmbim territoresh me Serbinë janë ‘fake news’. Thaçi më 31 korrik: Do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë. Thaçi më 1 gusht: Do të ketë korrigjim të kufirit dhe Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës. Të gjitha këto brenda një jave. Nuk besoj që ka njeri racional, brenda e jashtë Kosovës, që i beson më këtij Presidenti”, ka shkruar Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme