Danezët kërkojnë që t’u lejohet mbulimi i fytyrës

23:04 | 1 Gusht 2018
A. B.

Rreth 1300 danezë marshuan sot në Kopenhagë në shenjë proteste kundër vendimit të parlamentit për ndalimin e mbulimit të fytyrës.

Në parullat e marshit thuhej se ky vendim ishte në kundërshtim me të drejtat e grave për t’u veshur si të duan, shkruan Reuters.

Parlamenti i Danimarkës në maj të këtij viti mori vendim që ta ndalojë mbulimin e fytyrës nga gratë, apo siç quhet ndryshe nga myslimanët, “nikabin”. Ky ligj u votua në emër të sekularizmit dhe vlerave demokratike.

Për t’i mbështetur gratë që e praktikojnë këtë gjë, protestuesit mbuluan fytyrat e tyre.

“Jo racistëve në rrugët tona” dhe “Jeta ime, zgjedhja ime” ishin disa nga parullat kryesore të marshit.

Shifrat e grave që e mbulojnë fytyrën në Danimarkë janë rreth 150 deri 200, apo 0.1 përqind e popullsisë, ndërsa besimit islam i takojnë pesë përqind  e popullsisë.

Sipas ligjit, policia ka të drejtë t’ua largojë mbulesën nga fytyra grave ose t’i detyrojë të largohen nga hapësirat publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme