Google ADS

Vazhdon beteja virtuale, Rama e Basha përlasen me “gjyle e gjarpërinj”

22:50 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Njëri ndër pasazhet e filmit “Njeriu me top” është përdorur këtë të mërkurë nga Rama për të simbolizuar humbjen e opozitës përballë sulmeve ndaj Vettingut, një pamje që kryeministri e ka përcjellë në median sociale.
“Momenti kur gjylet e Vettingut prishin folenë e gjarpërinjve në Pallatin e Drejtësisë” shkruan Rama teksa në sfond dëgjohet Kadri Roshi që thotë “Dhe tani nuk kam ç’të bëj tjetër veçse të qesh, skam çfarë të bëj”.

Por fill pas këtij “ngacmimi veror”, ka reaguar po në rrjetin social Lulzim Basha, i cili i ka kthyer përgjigje kryeministrit me një foto me gjarpërinj “rilindas”.

“Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!”, shkruan Basha.

Kjo është e disata ditë rradhazi që Rama e Basha përplasen “virtualisht” në rrjetin social, me akuza e kundërakuza. Tema është përherë e njëjtë, vettingu i reformës në drejtësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme