Ish-ministrja e LDK-së paralajmëron zgjedhje në shtator

22:43 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Haradinaj nuk e ka gjatë këtë mandat.

Ajo në një status në Facebook ka paralajmëruar zgjedhje, pasi ka dhënë dorëheqje Albena Reshitaj.

“Qeveria po dorehiqet, ministrat po u bejshin ambasadora, zavendesministrat drejtora ne ministrite perkatese, varesisht prej zanatit. Ne shtator zgjedhje”, ka shkruar Bajrami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme