Son Heung-min i ka kërkuar falje Tottenhamit dhe tifozëve për shkak se nuk do të jetë pjesë e skuadrës kur të fillojë sezonin. Ai duhet t’i bashkohet Kombëtares së Koresë së Jugut për turneun e Kupës së Azisë. Nëse rezulton i suksesshëm në këtë turne, atëherë ai nuk do të ketë nevojë të shërbejë në ushtri.
26-vjecari do të mundë të luajë për Tottenhamin në ndeshjen e parë të sezonit kundër Newcastleit. Por pastaj duhet të largohet për në Indonezi, për të luajtur për kombëtaren e tij.
Sipas ligjeve në Kore të Jugut, çdo mashkull duhet të shërbejë për ushtrinë e vendit para se të mbushë 28 vjeç. Megjithatë, nga ky ligj përjashtohen lojtarët e mëdhenj të futbollit të cilit kanë arritur t’i sigurojnë sukses vendit. Medalja e artë në këtë turne do t’ia mundësonte Sonit të mos shërbente në ushtri.
Nëse nuk e fiton Kupën e Azisë me Kombëtaren e Koresë së Jugut, atëherë ai do të detyrohet të shërbejë për 21 muaj në ushtri, rrjedhimisht do t’i mungonte për dy sezone klubit anglez.
“Më vjen keq sepse Tottenhami është skuadra ime dhe ndihem me të vërtetë keq që po i lë shokët e mi. Unë jam duke luajtur për vendin tim, e edhe kjo është shumë e rëndësishme. Por, sinqerisht më vjen shumë keq”, ka thënë jug koreani.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...