Prokurorët amerikanë kanë lëshuar fletë-arrestet ndaj disa ukrainasve që akuzohen për vjedhje masive të numrave të kartelave bankare si dhe të dhënave tjera nga bizneset amerikane, treguan për Reuters, burime të familjarizuara me rastin.
Të dyshuarit janë anëtarë të Carbanak, bandë hakerësh kjo që zbatuesit e ligjit dhe hetuesit kibernetikë thonë se është një ndër organizatat më të zellshme të krimit kibernetik në botë.
Këto burime bënë të ditur se Departamenti i Drejtësisë së bashku me përfaqësuesit e kompanive, Mastercard Inc dhe Visa Inc, do të bashkohen me prokurorët e shtetit dhe FBI-në, në mënyrë që të bëhët një hetim kibernetik i nivelit ndërkombëtar.
Gjatë muajit mars, policia spanjolle arrestoi një udhëheqës të dyshuar të Carbanak, nën akuzat se banda vodhi deri në 1 miliardë euro nga bankat duke ndryshuar bilancet e xhirollogarive.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...