Mickoski para Matthew Palmer akuzoi Qeverinë për formulimin e pyetjes së referendumit

20:03 | 1 Gusht 2018
V. S.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në takimin e sotshëm me zëvendës-ndihmësin e Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Matthew Palmer, akuzoi se është e papërgjegjshme dhe anti-demokratike që Qeveria ka vendosur që në hap ta rrumbullakojë kompromisin dhe ka refuzuar që të pranojë argumentet e opozitës në raport me formulimin e pyetjes së referendumit.

“Më këto sjellje prishen proceset demokratike, dhe nga një Qeveri e përgjegjshme pritet bashkëpunim dhe dialog parimor për këtë pyetje të ndjeshme”, tha Mickoski.

Në takim Kryetari i OBRM-PDUKM-së potencoi se shteti, qytetarët dhe miqt e jashtëm të Maqedonisë mbesin peng i politikës së papërgjegjshme dhe joparimore të establishmentit politik të Qeverisë, si dhe pritjet e krijuara që tash janë nuk janë në gjendje t’i realizojnë.

Mickoski shtoi se OBRM-PDUKM-ja është parti politike për të cilën si prioritete kryesore në plan të jashtëm janë anëtarësimi në NATO dhe BE si dhe zhvillimi i raporteve me ShBA-të.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi euroatlantik i Maqedonisë është rruga e vetme drejt sigurimit të stabilitetit në rajon./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme