Google ADS

Pacolli mirëpret ndryshimin e formatit të raportimit mbi Kosovën në KS të OKB-së

19:29 | 1 Gusht 2018
V. S.

Zëvendëskryeministri i Parë  dhe Ministri i Punëve të  Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur dhe përshëndetur marrjen e Kryesimit të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të  Kombeve të  Bashkuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe miratimin e agjendës së re të kryesimit britanik, e cila nuk parasheh raportimin e rregullt tre-mujor të  UNMIK-ut, duke krijuar një realitet të  ri.

“Mirëpres dhe përshëndes marrjen e kryesimit të Këshillit të Sigurimit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar. Mospërfshirja e raportimit mbi Kosovën në agjendën për Muajin Gusht është  një  sukses për Kosovën dhe shtetet aleate dhe partnere të  saj. Ne, për shumë  kohë kemi kërkuar, që të ndryshohet formati tre-mujor i raportimit. Ky është edhe një mesazh i qartë  për njohjen e arritjeve dhe zhvillimeve të gjithmbarëshme pozitive në Kosovë. Këshilli i Sigurimit gradualisht po e njeh realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe është  koha, që  Kosova të  bëhet anëtare e plotë dhe e barabartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë  kryediplomati kosovar, Pacolli. ​ /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme