Arbnor Morina, drejtor sportiv i Prishtinës

15:22 | 1 Gusht 2018
Arbresh Info

Arbnor Morina do të jetë pjesë e FC Prishtinës nga edicioni i ardhshëm, pasi presidenti Remzi Ejupi i ka besuar postin e drejtori sportiv.

Morina qe disa vite ka bërë karrierë nëpër klube tjera kosovare në të cilat me sukses e ka kryer punën e trajnerit.

Njëkohësisht ka qenë edhe pjesë e FC Prishtinës, por si aksionar dhe jo fizikisht.

Ndërsa, tash e tutje ai do ta ushtrojë postin e drejtorit sportiv, të cilën pozitë presidenti Remzi Ejupi ia kishte rezervuar qe një kohë Morinës, të cilin e priti goxha gjatë të kthehet në shtëpi.

Krejt kjo e ka bërë të lumtur Morinën, i cili është emocionuar me rikthimin në kampin bardh e kaltër, ngjyra që i ka në zemër qysh prej kohës kur ishte si futbollist i kësaj skuadre nëpër të cilën kalojnë shumë emra të famshëm të futbollistëve kosovarë.

“Jam kthyer në FC Prishtinë, por tani në postin e drejtorit sportiv, ndërsa në të kaluarën kam qenë futbollist, trajner dhe drejtor gjeneral. Ftesën nga presidenti Ejupi e kam pas marrë shumë më herët dhe vazhdimisht e kam pasur derën e hapur për çka e falënderoj kryetarin”, tha Morina për “Zërin”.

Morina vetëm e ka marr detyrën dhe sot ka qenë prezent në stërvitjen e skuadrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme