Gjate sezonit te verës pushuesit përgjatë gjithë bregdetit përballen shpesh me çmime te kripura.
Duke marre shkase nga kjo situate ministri Blendi Klosi lëshoi një paralajmërim per bizneset që operojnë në sektorin e turizmit. Nga Velipoja ai u bëri thirrje që të mos abuzojnë me çmimet, pasi kjo do të çonte në largimin e pushuesve vendas dhe të huaj.
“Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj,do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e çmimeve, abuzimet me çmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në çdo restorant apo hotel, lista çmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa i përket çmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është çelësi i suksesit; zbatimi i rregullave nga të gjithë”
Ndërsa ministri per europen shfrytëzoi rastin të flasë edhe per zgjedhjet e ardhshme lokale. Ditmir Bushati u kujtoi shkodraneve se çfarë modeli duhet të zgjedhin ne garën e 2019-es..
“Vitin tjetër, njerëzit në Shkodër kanë mundësi zgjedhje për të pasur ndoshta më shumë se dy zgjedhje. Nëse do vazhdojnë dhe kanë pëlqyer të njëjtin model kështu do të vazhdojë kjo punë. Tani nuk kemi pse bëjmë lojëra me njëri- tjetrin. Nëse do të zgjedhin model tjetër, do të zgjedhin model tjetër.”
Ministri i jashtëm nënvizoi edhe rendesine e mbajtjes se paster ambientit per te garantuar nje turizëm cilësor. Bushati tha se gjithçka ne zonën e Velipojës është bere nga biznesi dhe qeveria qendrore, pasi kontributi i bashkisë ka munguar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...