Ish mesfushori i Interit, Nicola Berti pretendon se “Nerazzurrët” do të jenë “në nivel të njëjtë si Juventusi” nëse ata nënshkruajnë me Arturo Vidalin.
Vidal besohet të jetë afër kalimit për 20 milionë euro te Interi pavarësisht se ka fituar katër tituj me Juventusin dhe Berti, i cili ka fituar një titull në Serie A dhe dy Kupa UEFA me Beneamatan ndërmjet viteve 1988-198, beson se 31-vjeçari do të ishte një “super” përforcim, transmeton portali arbresh.info.
“Me Vidalin, Interi do të ishte super”, ka fillimisht thënë ai.
“Më pëlqen ai me të vërtetë shumë si një lojtar. Atij i pëlqen të shënoj dhe të vrapoj në të gjithë fushën. Ai është një lojtar që jep shumë në fushë dhe lufton për çdo top. Shpresoj që është e vërtetë ajo që thuhet se është duke ardhur”
“Ai ka dhënë shumë në çdo aspekt, si një lojtar dhe si një lider. Me Arturon, ne do të ishim në nivel të njëjtë si Juventusi”
“Unë mund t’iu siguroj se ne do të luftonim për titull dhe shpresoj që mund të luajmë një rol të rëndësishëm në Ligë të Kampionëve gjithashtu”
Ish reprezentuesi i Italisë ka folur gjithashtu bashkëpunimin e kilianit me Radja Nainggolanin duke i vlerësuar të dy si “lojtarë të mrekullueshëm”./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?