Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se pasojat e politikës serbe të prirura nga, Aleksandër Vuçiq po bien mbi kurrizin e kompanive shqiptare.
Kjo pasi, së fundmi makinerisë së një kompanie shqiptare iu vu zjarri dhe për të pestën herë me rradhë po dëshmon për një trajtim jo të barabartë të institucioneve kompetente.
Ky është postimi i plotë:
Pasojat e politikës albanofobe të cilëve ditëve të fundit i ka paraprirë presidenti serb, AleksandarVucic, për një invazion të shqiptarëve mbi Vranjën, po bien mbi kurrizin e kompanive shqiptare.
Vurja e zjarrit nëpër makineritë e kompanisë “SabaBellça”, përveç që dëshmon mosgatishmërinë e shtetit për t’i mbrojtur kompanitë shqiptare, ajo flet edhe për mentalitetin e mbrapsht që i përket viteve të ’90 ta.
Përveç dëmtimit të drejtëpërdrejtë të shkaktuar kompanisë shqiptare “SabaBellça”, një gjest i tillë ngjallë frikën jo vetëm ndaj kompanive shqiptare, por dëshmon edhe mungesë të stabilitetit për investitorë të huaj.
Heshtja e institucioneve kompetente për të pestën herë rradhazi le të kuptohet që ato ose nuk janë të gatshme për t’i mbrojtur dhe trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë e suksesshshme ose përkrahin fushatën antishqiptare që ka për qëllim pengimin e biznesit shqiptar.
Shpresoj që ky rast të mos kalojë në heshtje dhe besoj që kjo problematikë duhet të ngritet në instancat më të larta vendore dhe kombëtare./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...