Hector Bellerin ka zbuluar dallimin më të madh ndërmjet Arsene Wengerit dhe trajnerit të ri të Arsenalit, Unai Emeryt.
Francezi legjendar i dha fund 22 viteve në detyrë te “Topçinjtë” në fund të sezonit të kaluar duke u zëvendësuar nga spanjolli 46-vjeçar, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj që Emery është një trajner i mrekullueshëm”, ka thënë fillimisht Bellerin.
“Ai ka një eksperiencë të mrekullueshme në Spanjë dhe ai gjithmonë ka luajtur në top nivel, madje edhe me skuadrat ku nuk ka pasur lojtarët më të mirë. Ai i ka bërë ato shumë kompetitive”
“Ka qenë shumë e vështirë për të gjithë [këtë verë]. Zotri Wenger ka qenë në klub për 22 vite, sigurisht shumë gjëra kanë ndryshuar”
“Stërvitjet janë në një mënyrë ndryshe, ne jemi duke punuar në gjëra më ndryshe që nuk jemi mësuar me trajnerin [e mëparshëm]”
“Trajnerët kanë filozofi të ndryshe, janë plotësisht ndryshe. Arsene Wenger ishte një trajner që i ka lënë shumë frymëzim lojtarëve”
“Ai të ka dhënë shumë liri dhe tani Unai Emery është pak më taktik, më shumë i organizuar në fushë”
“Janë filozofi të ndryshe dhe kanë punuar ata të dy dhe për ne si lojtarë është e gjitha për t’u përgjigjur në fushë me atë që ata duan”
“Ne jemi duke u mësuar me këtë, ne jemi duke punuar shumë për të kuptuar mënyrën se si ata dëshirojnë të stërviten dhe mënyrë se si ata dëshirojnë të luajmë”
“Mendoj se të gjithë janë me të vërtetë shumë mirë dhe të gjithë janë të ngazëllyer. Ne jemi duke punuar të gjithë shumë sepse të gjithë duan nga një vend në njëmbëdhjetshen startuese”
Emery, si një ish trajner i Sevillas, Spartal Moscow dhe Paris Saint Germain, i ka nxitur lojtarët mjaftë shumë në stërvitje./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...