Google ADS

Haradinaj nga kampi ushtarak amerikan i dërgon “selame” Serbisë: Deklaratat për ndarje janë vetëm spekulime

14:12 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar kampin Bondsteel, me ç’rast është takuar me komandantin e këtij kampi, Nick Ducich.

Kreu i ekzekutivit duke falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e dhënë për Kosovën, ka thënë se deklaratat e klerikëve serbë se ka plane për ndarje të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe janë vetëm spekulime.

“Ushtarët amerikanë kanë bërë punë të mirë në Kosovë dhe kam ardhur këtu për t’i falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e tyre”, tha Haradinaj.

Nick Ducich, komandant në Kampin Bondsteel, ka folur për bashkëpunimin e KFOR-it me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Komandanti amerikan po ashtu ka thënë se vizita e sotme e Haradinajt në Bondsteel është vizita e parë e një kryeministri kosovar në këtë kamp.

Ai ka komentuar edhe largimet e serbëve nga FSK-ja dhe njëherësh iu ka bërë thirrje serbëve që të qëndrojnë në institucionet e Kosovës.

Të ngjashme