Google ADS

Blero i dashuruar marrëzisht pas Afrones

14:12 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Këngëtari i njohur Blero tash e sa vite është i fejuar me modelen Afrona Dika.

 

Çifti vazhdojnë të jenë në çdo moment të jetës pranë njëri-tjetrit, ndërsa shpesh ndajnë me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme, transmeton portali Arbresh.info.

Së fundmi, ka qenë Blero ai i cili ka publikuar një fotografi të çiftit në Instagram, ku shfaqen mjaft të dashuruar pranë njëri-tjetrit.

Ai duket shumë i lumtur pranë të fejuarës së tij, së cilës i ka dhuruar një përqafim të ngrohtë.

Blero këtë verë publikoi klipin e tij të ri “Bingo”, projekt ky i cili u prit mirë nga fansat e tij.

Në muajt në vazhdim, ai pritet që të prezantojë për fansat këngët e tij më të reja, të cilat do t’i shoqërojë edhe me klipe.

Ndërkohë sa i përket jetës private, çifti nuk kanë bërë të ditur nëse njëherë për njëherë kanë plane për martesë. /Arbresh.info/

https://instagram.com/p/Bl7rupXlKHA/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme