Google ADS

Alarmi për bombë që ngriti në këmbë policinë e Vlorës, rezulton fals

10:52 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Alarmi i dhënë ditën e sotme se në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës, në një makinë të parkuar ishte vendosur eksploziv, ka rezultuar fals.

Forcat xheniere pasi bënë kontrollin e makinës tip “BMW” me targa AA895 TX, nuk gjetën asnjë lëndë plasëse.

Sakaq mësohet se pronari i mjetit ishte ndaluar nga policia e Fierit mbrëmjen e djeshme, e martë me një armë me vete me fishekë.

Gjatë marrjes në pyetje, ai deklaroi se ishte larguar nga Fieri, prej konflikteve që kishte, ndërkohë që tha para uniformave blu se në makinën e parkuar ishte vendosur eksploziv.

Por pas verifikimeve të kryera, dyshohet se i ndaluari, mund ta ketë sajuar gjithçka si alibi.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /noa.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme