Ura e Vashës mbi lumin Mat

09:47 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Ura e Vashës ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë, 200 m linear nga rruga e Arbërit.

Ndërtuar në fillim të shek.XVIII si vepër bamirësie nga Haxhi Hajrulla Skura.

Ura është ndërtuar me gurë e llaç gëlqeror dhe ka hark në krahun e djathtë dhe një dritare shkarkuese.

Gjithashtu, ura ka qemer të dyfishte. Këmbët e urës janë vendosur mbi dy brigje shkëmborë.

Gjatësia e urës është 11m, lartësia e saj nga sipërfaqja e ujit është 7m, gjerësia 2.8 m dhe largësia mes dy këmbëve është 7m.

Sipërfaqja e urës është shtruar me kalldrëm me gurë lumi, llaç gelqere dhe rasa guri.

Ura e Vashës vizitohet nga shumë turist Shqiptar e të huaj, madje edhe një tabelë e vogël ku shkruhet “Ura e Vashës” është vendosur nga turistë Çek.

Për t’u mundësuar turistëve të vizitojnë Urën, duhet të hapet një rrugë automobilistike nga rruga e Arbërit e deri te monumenti, një kosto jo shumë e lartë për shkak të afërsisë me rrugën.

Kjo urë mbart vlera të mëdha historike por edhe arkitektonike, për më tepër në një peizazh natyror të mrekullueshëm.

Ura e Vashës është një ndër urat më të vjetra, të këtij stili të ndërtuar në Shqipëri.

Është shpallur Monument kulture nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës me nr vendimi 2509/1 date 30.06.1983.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme