Katër të lënduar në një aksident në Prizren

09:21 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Të martën në Prizren raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, njëri me targa vendore dhe automjeti tjetër me targa të huaja, dhe me vozitës shqiptarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë dy vozitësit dhe katër pasagjerë, një i mitur dhe tri femra.

Pas tretmanit mjekësor në spitalin e Prizrenit, të lënduarit janë liruar.

Me vendimin e prokurorit rasti do të inicohet dhe mbetet të hetohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme