Një adoleshent është qëlluar tre herë për vdekje jashtë stacionit në Londër.
Policia është thirrur në rrugën James pasi një 18 vjeçar është goditur rreth orës 10 të martën në mbrëmje shkruan Dailystar përcjell arbresh.info
Ambulanca e dërgoi viktimën në një spital në lindje të Londrës ku ai është duke u trajtuar për lëndimet e tij.
Gjendja e tij është mjaft kritike. Incidenti i fundit është cilësuar si një ndër sulmet më të përgjakshme që ka ndodhur këtë vit në kryeqytet.
I dyshuara është largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave ka thënë policia.
Tani një hetim po kryhet nga policia. Stacioni i rrugës James do te mbyllet derisa policia t’i kryej hetimet.
Një zëdhënës i Policisë ka thëne për Dailystar: “Zyrtarë dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër morën pjesë në këtë aksion dhe viktima që besohet se ishte 18 vjeçar u dërgua në spitalin lindor të Londrës për trajtim.
“Ende nuk ka asnjë arrestim, mirëpo hetimet vazhdojnë”
Një zëdhënës i Transportit për Londrën shtoi se “stacioni i rrugës James është mbyllur për shkak te një hetimi policor. Ne do te ju informojmë për çdo ndryshim te mundshëm.”/arbresh.info/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...