Sara Sampaio është një prej modeleve më të pëlqyera të Victoria`s Secret.
Disa ditë më parë, ajo ka zbuluar se vuan nga një çrregullim mendor që ndikon në përditshmërinë e saj. E ngecur në trafik, modelja e njohur ka kërkuar nga fansat në Instastory që t`i bëjnë pyetje. Një prej tyre e ka pyetur për rutinën e vetullave dhe ajo është përgjigjur: “Epo përpiqem të mos i prek, por fatkeqësisht vuaj nga trichotillomania dhe i shkul.
Kështu që kam shumë hapësira në vetulla dhe thjesht përdor një laps për t`i mbushur!” Një numër i madh fansash kanë pohuar se vuajnë nga e njëjta sëmundje si ajo dhe modelja ka vendosur që të bëjë një postim në lidhje me këtë: “Për të gjithë ata që nuk e dinë çfarë është, trichotillomania është një çrregullim i kontrollit të impulseve, që karakterizohet nga një nevojë urgjente për të shkulur vetullat, flokët apo qepikët .’
Gjithashtu ka shtuar se me këtë gjë është përballur prej moshës 15-vjeçare, kur filloi të shkulte qerpikët, më pas kaloi te vetullat.
Modelja ka treguar se kur është në stres kjo gjë përkeqësohet. Për disa trichotillomania është një çrregullim i menaxhueshëm, ndërsa për disa të tjerë nuk mund të kontrollohet dhe madje mund të mbeten pa flokë, vetulla apo qerpikë. Shkaqet e këtij çrregullimi nuk dihen, por faktorët si rastet në familje, stresi dhe ankthi mund të ndikojnë. Sipas studimeve të ndryshme, trichotillomania prek rreth 4% të popullsisë dhe më të prekura janë gratë. Me siguri keni dëgjuar për raste të njerëzve që vuajnë nga kjo gjë, por të paktë janë ata që e njohin dhe e dinë që kanë të bëjnë me një çrregullim të quajtur trichotillomania.
https://www.instagram.com/p/BlvpefKlB4G/?taken-by=sarasampaio
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën