Genoa duket ka siguruar në formë huazimi transferimin e Andrea Favillit nga Juventusi për 12 milionë euro.
Talenti i ri ka shkëlqyer deri tani gjatë kohës në turneun para-sezonal të “Zonjës së Vjetër” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar dy herë në miqësoren e fundit kundër Bayern Munichut, transmeton portali arbresh.info.
Performancat e tij kanë rritur dukshëm profilin e tij dhe ‘Sky Sports Italia’ raporton që Juventusi do të dërgoj atë si një të huazuar te Genoa.
Transferimi do të t’i kushtoj Genoas fillimisht 5 milionë euro, ndërsa më vonë ata do të kenë obligim të paguajnë 7 milionë euro për të finalizuar marrëveshjen.
Juventusi do t’i vendos një klauzolë të riblerjes Favillit në rast se shkëlqen dhe ata do të jenë në gjendje të rikthejnë atë në Torino për 16 milionë euro në vitin 2020 ose 24 milionë euro në vitin 2021.
Favilli nisi karrierën e tij në akademinë e të rinjve Livorno, para se t’i bashkohet skuadrës të të rinjve te Juventusi në vitin 2015. Ai më pas u rikthye në Granata para se t’i ribashkohej “Zonjës së Vjetër” verën e kaluar për 7.5 milionë euro./arbresh.info/
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...