Temperatura të larta në Shqipëri, por edhe rrebeshe shiu

08:27 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme moti në Shqipëri paraqitet i kthjellët deri pas mesditës, ku vranësira lokale shfaqen në zonat malore, kryesisht ne verilindje, juglindje duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtër.

Pasditja dhe orët e natës do të vijojnë në kushtet e motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike të ditës, duke ngjitur maksimumin territorial mbi 37°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet në 2 ballë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme