Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova” dje ka bërë të ditur se menaxhmenti i KEDS-it nuk po e zbaton marrëveshjen kolektive dhe nuk ka përmbushur kërkesën për rritjen e pagave në vlerë prej 150 euro.
Hysni Gashi, kryetar i federatës, tha se kjo konferencë është thirrur në lidhje me kërkesën për menaxhmentin e KEDS-it dhe ZRrE-së që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të gjetur zgjidhje dhe mënyrë për zbatim të marrëveshjes së përgjithshme kolektive.
“Kemi qëllim t’u bëjmë me dije institucioneve që të bashkohen në të mirën e kompanisë së shtetit dhe punëtorëve dhe jo çdo gjë të bëhet në dëm të punëtorëve”, tha Gashi.
“Që nga privatizimi i KEDS-it, 300 punëtorë janë pa punë, sindikata e ka bërë punën e vet dhe presim nga gjykata për vendime meritore”, shtoi ai, raporton EO.
Ai tha se momentalisht problemi është moszbatimi i marrëveshjes kolektive dhe rritja e pagave.
“Ne kemi vendosë që edhe një herë të apelojmë tek institucionet shtetërore dhe ZRrE-ja të ketë më shumë kujdes me çështjen e punëtorëve të KEDS-it dhe KEK-ut”, tha Gashi.
“Si federatë, përkrahim kërkesat e shoqatës dhe me vendim të federatës janë marrë vendime që të mbahen protesta çdo ditë në gusht, duke filluar nga distrikti i Mitrovicës më 1 gusht dhe më pas në Peje e në distrikte të tjera”, tha ai.
”Në shtator do të përgatitemi për grevë të përgjithshme në nivel të Kosovës, por për të mos ardhur deri te kjo ne apelojmë që të gjendet marrëveshje dhe të rriten pagat”, tha Gashi.
Avdullah Veseli, nënkryetar i FSPE-së në shoqatën e Mitrovicës, tha se protesta e punëtorëve në këtë distrikt do të fillojë nga 1 gushti dhe nuk do të punohet për një orë. Ai tha se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, atëherë do të ketë grevë të përgjithshme në muajin shtator.
“Protesta në Mitrovicë do të fillojë nga 8:30 për rritje të pagave të punëtorëve, pasi që pagat në të gjitha institucionet janë rritur, por pagat në institucione private nuk kanë marrë mbështetje nga qeveria që të vendosë diçka për punëtorë, por nëse nuk insistojnë qeveritarët, ne do fillojmë me greva në shtator”, tha Veseli.
Ai i bëri thirrje qeverisë për veprim të menjëhershëm.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...